BOTA /

Panik në Gjermani, burri mbyllet në apartament dhe mban peng 2 fëmijët e mitur. Hap zjarr ndaj policisë

I dyshuari kishte qëlluar me armë zjarri ndaj një efektivi policie, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime serioze, pasi ka qenë i mbrojtur nga jeleku antiplumb

Shkruar nga Versus

Panik në Gjermani, burri mbyllet në apartament dhe mban peng 2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin gjerman Dortmund ku një burrë ka marrë peng dy fëmijë dhe është mbyllur brenda një apartamenti.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se, situata po trajtohet si një rast kërcënimi serioz, ndërsa policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht si “marrje pengu”.

I dyshuari kishte qëlluar me armë zjarri ndaj një efektivi policie, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime serioze, pasi ka qenë i mbrojtur nga jeleku antiplumb.

Po sipas “Bild”, autori dyshohet të jetë shtetas serb.

Ngjarja dyshohet se ka nisur më herët në një klub nate, ku ai ka shkaktuar panik duke kërcënuar klientët dhe duke përdorur sprej piperi.

 Më pas është larguar me automjet dhe, kur policia është përpjekur ta ndalojë, ai ka qëlluar nga dritarja me armë zjarri të kalibrit të vogël, duke goditur një efektiv.

Pas përplasjes me policinë, ai është strehuar në një apartament, ku dyshohet se ka marrë peng dy fëmijë, që besohet të jenë të tij. Sipas raportimeve, i dyshuari ka gjithsej tre fëmijë.

Forca të shumta policore janë vendosur në zonë, ndërsa operacioni vijon për neutralizimin e situatës.Versus.al

Poll