
Në një intervistë në FSHF TV, mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani tha se tani që Kombëtarja ka trajner të ri do të shohin se çfarë kërkon Rolando Maran nga ekipi.
Nga ana tjetër Asllani shprehu mirënjohje edhe për Sylvinhon, ku theksoi mbështetjen e tij.
“Ndihem shumë mirë. Jemi gati për këto dy ndeshje. Tani kemi edhe trajner të ri edhe do të shohim se çfarë do ta na kërkoj. Dua të falenderoj edhe Sylvinhon sepse edhe ai më ka ndihmuar shumë personalisht. Italianët punojnë shumë në anën taktike, por do të shohim”, tha Asllani.
Asllani tha se ekipi kombëtar ka cilësi dhe kulalitet. Ai shtoi se nesër do t’i japin fitoren tifozëve.
“Për mua ky ekip ka shumë kualitet dhe cilësi. Dhe kjo është një gjë shumë e madhe. Tani mendoj vetëm për kombëtaren. Ne duam t’i japim një fitore tifozëve në Air Albania, sepse të luash aty është gjëja më e bukur në botë”, përfundoi ai.
Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë dy ndeshje në pak ditë, miqësoret kundër Izraelit nesër më 3 qershor dhe kundër Luksemburgut më 6 qershor.

