Egnatia dhe Partizani janë njohur me rivalët e mundshëm, në shortin e hedhur nga UEFA në Zvicër ditën e sotme, për turin e tretë kualifikues të Conference League, në rast kalimi të turit të dytë.
Kampionia e Shqipërisë, Egnatia nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Vikingur Reykjavik (Islandë), do të përballet me fituesin e duelit Virtus A.C. 1964 (San Marino) – FC Flora Tallinn (Estoni).
Partizani ka përballë skuadrën Iberia 1999 (Gjeorgji) në fazën e dytë dhe në rast kualifikimi do të ketë përballë në turin e tretë fituesin e sfidës Istanbul Başakşehir (Turqi) – La Fiorita 1967 (San Marino).
Ndeshjet e para në turin e tretë të UEFA Conference League do të luhen më 8 gusht, ndërsa ato të kthimit më 15 gusht./ Versus.al

