AKTUALITET /

Drogë e pastrim parash, sot ekstradohen nga Dubai 6 anëtarë të grupeve kriminale shqiptare

Personat që ekstradohen sot, ishin arrestuar në Dubai pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, trafik droge dhe grup kriminal.

Shkruar nga Versus

Drogë e pastrim parash, sot ekstradohen nga Dubai 6 anëtarë

Policia e Shtetit ka njoftuar se ditën e sotme do të ekstradohen nga Dubai 6 anëtarë të grupeve kriminale shqiptare të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Konkretisht do të ekstradohen: -K. Q. alias J. H. alias J. Q., 44 vjeç; Sh. K., 44 vjeç; Aleks Pepaj alias Sh. P., 38 vjeç dhe Devit Patrut alias E. S. alias D. B. alias F. P., 39 vjeç, të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-I. L. alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; 

-M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Versus.al

Poll