
Tiranë- Policia ka kryer finalizimin e një operacioni antidrogë ku ka goditur grupin kriminal që shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në pranga ka rënë Gerold Doçe ndërsa janë shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij, A.A, 26 vjeç dhe D.A, 24 vjeç.
Të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kishin siguruar lloje të ndryshme lëndësh narkotike (Kokainë, Cannabis Sativa dhe MDMA), sasi të të cilave i kishin fshehur në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al

