AKTUALITET /

"Atentat terr*rist", gazetarja për ngjarjen në Rinas: Po hetohet edhe përfshirja e zyrtarëve shtetërorë

Shkruar nga Versus

"Atentat terr*rist", gazetarja për ngjarjen në Rinas: Po

Atentati i ndodhur të martën në Rinas ka ngritur shumë dyshime lidhur me mungesën e energjisë elektrike përgjatë rrugës që ndoqën autorët për t’u larguar dhe më pas për të djegur makinën “Toyota” në fshatin Halil të Krujës.

Gazetarja, Klodiana Lala tha se autoritetet po hetojnë edhe për mundësinë e përfshirjes së zyrtarëve shtetërorë në këtë ngjarje.

“Unë e kam konsideruar këtë si atentat mafioz madje mund të shkojmë në kufi të një atentati terrorist. Madje po ta shihni atje ka aq shumë automjete, ku rrezikohet edhe jeta e të tjerëve, xhamat e thyer të bizneseve. Policia ka vajtur menjëherë ka marrë serverat për të parë a kishte pamje, dhe bizneset janë të terrorizuara nga kjo pamje.

Gilamando Dani ishte mëkëmbësi i Shullazit, konsiderohej njeriu më i besuar. Në pamje të parë ai dukej sikur ishte tërhequr. Në fakt të gjitha raportet policore pretendojnë se ai kishte një aktivitet të shtuar në gjobvënie. Prokuroria është duket hetuar zyrtarë të OSHEE. Oficerët e policë gjyqësore kanë zbarkuar në OSHEE dhe kanë marrë të gjitha planet se si është operuar dhe si do të bëhet remonti, pse në këtë moment. Po bëhet një hetim për përfshirjen e zyrtarëve shtetërore në këtë ngjarje. Mendoj se nuk është një histori që nuk mbetet vetëm këtu. Ishte organizim perfekt, edhe shteti është i implikuar. Pse u bë remonti në këtë kohë, kur ishte planifikuar kjo.”-tha gazetarja Klodiana Lala. Versus.al

Poll