AKTUALITET /

Viktima u mbyt dhe u godit me thikë/ Zbulohen detaje tronditëse nga vr*sja në Pogradec! Si u zbulua autori i krimit

Selmani dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri brenda banesës për të inskenuar një aksident dhe për të zhdukur provat që do ta implikonin.

Shkruar nga Versus
Viktima u mbyt dhe u godit me thikë/ Zbulohen detaje tronditëse nga
Ilirjan Selmani

Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet për ngjarjen e rëndë që ka tronditur Pogradecin, ku 52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet pa jetë në banesën e saj të përfshirë nga flakët.

Sipas hetimeve paraprake, viktima nuk ka humbur jetën si pasojë e zjarrit, por dyshohet se është vrarë brutalisht para se banesa të digjej qëllimisht.

Autori i dyshuar, Ilirjan Selmani, i cili mësohet se kishte një marrëdhënie intime me viktimën, akuzohet se fillimisht e ka mbytur dhe goditur me mjet prerës.

Më pas, ka tentuar të fshijë gjurmët e krimit duke përdorur peshqirë dhe letër, të cilat janë gjetur me gjak në koshin e plehrave pranë pallatit.

Selmani dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri brenda banesës për të inskenuar një aksident dhe për të zhdukur provat që do ta implikonin.

Pamjet e sigurisë nga bizneset përreth ndihmuan policinë në identifikimin dhe shoqërimin e tij.

Edhe pse ai ka mohuar përfshirjen, policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj vrasjeje të rëndë./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Poll