AKTUALITET /

Vrau 52 vjeçaren në Pogradec dhe i dogji banesën, arrestohet autori i dyshuar! Kishin lidhje intime

Më herët ngjarja u raportua si vdekje për shkak të asfiksimit nga tymi, ndërsa tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Shkruar nga Versus
Vrau 52 vjeçaren në Pogradec dhe i dogji banesën, arrestohet
Momenti i arrestimit të autorit të dyshuar

Korçë- Policia ka shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar të vrasjes së 52 vjeçares Kozeta Teço mëngjesin e sotëm në Pogradec.

Duke qenë se viktima kishte shenja në trup, dyshimet janë se mund të jetë vrarë nga personi i dyshuar dhe më pas banesës së saj i është vënë flaka.

Gjatë shoqërimit, i arrestuari ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarje. Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar mund të ketë patur lidhje intime me viktimën. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të 2 pallateve pranë banesës së viktimës.

Fqinjët kanë deklaruar se 52 vjeçarja ishte person i qetë dhe se nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të saj lidhur me pronën siç u aludua më herët. Versus.al

Poll