Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për media ka mohuar lajmin që i është dërguar një fletë-thirrje nga SPAK në lidhje me hetimet për 11 janarin, duke sulmuar prokurorin e çështjes, se më parë ia dërgon atë gazetarëve.
Berisha: Nuk kam marrë asnjë fletëthirrje për faktin e thjeshtë se Alfred Greca para se të ma dërgojë mua ua çon gazetarëve. Jam njeriu që kam kërkuar hetimin e atyre ngjarje tragjike. Kam kërkuar prokurorë ndërkombëtar për të hetuar. Edi Rama ka penguar hetimin. Jam i hapur të hetohet kjo ngjarje.
Sipas fletëthirrjes që i është dërguar edhe Kuvendit dhe Partisë Demokratike, Berisha duhet të paraqitet të premten në orën 10:00 për t’u pyetur mbi 21 janarin, ngjarje të cilën ka kërkuar hetime nga SPAK edhe Gjykata e Strasburgut duke e cilësuar si "krim shtetëror"./Versus.al

