AKTUALITET /

25 mijë euro për kokën e biznesmenit nga Tepelena, Artan Tafani në GJKKO: Një gabim të bëje, Laerti lëshonte gojën

Vijon në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca ndaj Artan Tafanit, një nga të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi. Në dëshminë e tij, Tafani ka rrëfyer se për këtë krim ka marrë 25 mijë euro, ndërsa detajon edhe mënyrën si u zhdukën provat dhe lëvizjet pas vrasjes.

Shkruar nga Versus
25 mijë euro për kokën e biznesmenit nga Tepelena, Artan Tafani
Biznesmeni i vrarë, Çajup Selimi

Vijon në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca ndaj Artan Tafanit, një nga të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi. Në dëshminë e tij, Tafani ka rrëfyer se për këtë krim ka marrë 25 mijë euro, ndërsa detajon edhe mënyrën si u zhdukën provat dhe lëvizjet pas vrasjes.

“Armën e hodha në Vjosë, ashtu siç na kishte udhëzuar Laerti. Edhe për celularët dhe rrobat na tha çfarë të bënim. Rrobat i dogjëm në një fuçi, më pas u nisëm drejt Memaliajt, duke kaluar përmes malit. Zbritëm në këmbë deri te një urë, ku hipëm në një furgon të rastit dhe u nisëm për në Tiranë. Gjatë rrugës, Laerti i tha Ligorrit të shkonte në Korçë. Ne u ndamë te 'Klubi i Shoferit'. Unë shkova me Laertin në një hotel në Astir,” rrëfeu Tafani.

Ai theksoi se Laerti ishte shumë agresiv në komunikim dhe nuk toleronte asnjë gabim.

 “Ishte me Lulëzim Arapin. Më bërtiti pse mora xhaxhain në celular, jo në WhatsApp. Më shau dhe më ofendoi. Një gabim të bëje, e lëshonte gojën,” tha Tafani.

Sipas dëshmisë së tij, shpërblimi për vrasjen iu dha një javë më pas. “Unë mora 25 mijë euro. Ligorri nuk i mori, nuk ia dha Laerti,” tha Tafani.

Në dëshminë e tij, Tafani zbuloi edhe planet për një tjetër atentat.

“Ligorri mori Laertin në celular dhe i tha se Klisman Xhaferri kishte folur me dikë në telefon për punë ‘malli’. Atëherë, Laerti na tha që të ngriheshim, sepse do të shkonim në Korçë për ta vrarë,” përfundoi ai. Versus.al

Poll