AKTUALITET /

30 familje protestë para Apelit, qytetari: Sorollatemi nëpër gjyqe, ka mbetur të marr kallashin për të mbrojtur pronën

Protestuesit shprehën shqetësimin se nuk po gjejnë zgjidhje nga gjyqet e tejzgjatura për pronën për të cilën kanë certifikatë blerje.

Shkruar nga Versus

30 familje protestë para Apelit, qytetari: Sorollatemi nëpër

Paraditen e sotme, 30 familje kanë protestuar para gjykatës së Apelit në Tiranë ku kanë kërkuar përshpejtimin e seancave gjyqësore të cilat po u marrin shumë kohë dhe nuk po arrijnë në një zgjidhje konkrete.

Qytetarët u shprehën për mediat se seancat nëpër gjyqe po zvarriteshin dhe se atyre nuk po u jepet asnjë zgjidhje për problemet që kanë me pronat. Njëri prej qytetarëve protestues ngriti problemin për pronën e tij për të cilën thotë se disponon kontratë blerje, por se i është marrë padrejtësisht dhe se gjykata nuk po i jep zgjidhje.

“Kam blerë një pronë prej 1 mijë metrash katrorë dhe më është marrë krejt padrejtësisht. Nuk kam rrugë tjetër, përveçse të mbroj tokën time. Kush të jetë burrë të hyjë tek kjo prona. Qejf nuk e kemi për t’u vrarë. Por nëse ne po i biem në qafë dikujt, shteti të na arrestojë. Këto letra nuk më hyjnë në punë kërkund, ka mbetur kallashi e të shkojmë të vritemi atje. Por nuk është zgjidhje kjo”- tha qytetari duke shtuar më tej: Më duket sikur humbim kohën nëpër gjyqe. Vjen në Tiranë dhe të sorollasin.

Frustrimi i qytetarëve për zvarritjet nëpër gjykata u pa edhe gjatë reagimit për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 tetor në gjykatën e Apelit të Tiranës brenda së cilës u vra gjyqtari Astrit Kalaja për një çështje prone. Elvis Shkambi, 30 vjeç nxorri pistoletën dhe e vrau gjyqtarin për një pronë të cilën familja e tij e pretendonte prej dekadash dhe ende çështja nuk kishte gjetur zgjidhje. Versus.al

Poll