AKTUALITET /

35 mijë dollarë për t'i çuar shqiptarët në SHBA, arrestohen 3 kontrabandistët në Tiranë

Shkruar nga Versus

35 mijë dollarë për t'i çuar shqiptarët në

Tre persona janë arrestuar në Tiranë pas finalizimit të hetimeve disa mujore nga autoritetet shqiptare dhe agjencia federale me prezencë në ambasadën amerikane. Të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin të mundur falsifikimn e dokumenteve për shqiptarë të cilët synonin të udhëtonin me vizë të falsifikuar drejt vendeve të ishujve Karaibe dhe më pas në shtete të tjera me qëllim final mbërritjen në Kanada dhe SHBA. I dyshuari kryesor Hazir Maçi me precedentë të mëparshëm kriminalë në këtë fushë, merrte pagesa nga 20 deri në 35 mijë dollarë me premtimin për të dërguar të interesuarit drejt Kanadasë dhe SHBA-ve.

Në pranga kanë rënë edhe bashkëpunëtorët e tij LM. 58 vjeç dhe Çekrez Nikoçi, 62 vjeç. Gjatë hetimeve dhe pas arrestimit, të dyshuarve iu janë sekuestruar shuma të mëdha parash cash, dokumente të ndryshme udhëtimi false, si dhe sende dhe prova të tjera në interes të hetimit. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e mëtejshëm të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Versus.al

Poll