
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë 3 të pandehurit e grupit kriminal që merrej me falsifikimin e dokumenteve dhe trafikimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt SHBA.
Me vendim të GJKKO u shpallën fajtorë dhe u dënuan, Luc Melaj, Gëzim Camaj dhe Emanuel Melaj. Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, ndihmuan plot 25 shqiptarë që të kalonin ilegalisht në SHBA në këmbim të shumave deri në 45 mijë dollarë për person.
Itinerari i ndjekur gjatë trafikimit të paligjshëm ishte Spanjë-Meksikë-SHBA. Personat që trafikuan, sipas Prokurorisë së Posaçme, janë nga Malësia e Madhe, Shkodra, Lezha, Tropoja, me lidhje familjare me personat që jetojnë në SHBA.
Luc Melaj, kreu i grupit- Dënohet me 8 vite burg dhe i konfiskohen pasuritë
Emanuel Melaj- dënohet me 3 vite shërbim prove
Gëzim Camaj- Dënohet me 3 vite shërbim prove. Versus.al

