Sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka zhvilluarn jë protestë para kryeministrisë përsa i takon të drejtave të punëtorëve të cilat sipas tyre nuk janë të garantuara dhe as nuk zbatohen.
Duke e nisur nga siguria në punë, njëri prej folësve të protestës tha se ata kërkojnë pagë minimale që garanton jetesën dhe jo thjeshtë të mbijetojnë. Një tjetër problematikë që u ngrit është rritja e çmimeve për mallrat e konsumit dhe karburantet.
‘’Siguria në punë në Shqipëri mbetet një pagë e hapur. Siguria në punë është e drejtë themelore, jeta e punëtorit nuk negociohet. Ne kërkojmë fuqizim dhe përgjegjësi të inspektoriatit të punës, inspektim real sepse çdo jetë e humbur, është dështim i sistemit. Kërkojmë paga të drejta, minimum jetik të garantuar, paga minimale që garanton jetesën dhe jo mbijetesën. Kërkojmë pensione të drejta për çdo qytetar sepse askush nuk duhet të plaket në varfëri pas një jete pune. Kërkojmë statusin për minatorët.
Ne i themi jo shfrytëtimit, 5 ditë punë në javë, 8 orë në ditë. Kjo është e drejtë dhe jo privilegj. Kërkojmë mjekësi falsa dhe të aksesueshme për të gjithë, shëndeti nuk është privilegj. Kërkojmë kontroll të çmimeve dhe ndalimin e abuzimeve me mallrat e konsumit dhe karburantit sepse rritja e çmimit godet punëtorin dhe familjen e tij’’- u shpreh protestuesi mes të tjerash. Versus.al

