AKTUALITET /

7 vatra zjarri në vend, ministria e Mbrojtjes: Po përdorim 1 helikopter dhe 40 ushtarë për t'i shuar

Vetëm 2 prej vatrave janë ende aktive në vend.

Shkruar nga Versus
7 vatra zjarri në vend, ministria e Mbrojtjes: Po përdorim 1
Foto ilustruese

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi situatën në vend sa i takon vatrave të zjarrit që janë shfaqur në qarqe të ndryshme me rritjen e temperaturave.

Në total janë raportuar 7 vatra zjarri dhe janë shuar 5 prej tyre. Dy të mbeturat, në Himarë po shkrumbojnë sipërfaqe të tëra toke prej thuajse dy ditësh, ndërsa në Kukës ndotja e krijuar nga djegia e mbetjeve ka sjellë masakër mjedisore duke ua bërë banorëve tepër të vështirë jetesën.

Për shuarjen e këtyre vatrave, janë organizuar në total 1 helikopter i Forcave të Armatosura, 12 zjarrfikës dhe 40 efektivë të FA.

Njoftimi i plotë:

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 12:00, datë 23.06.2025, janë raportuar 7 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

1. Në lagjen “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë.

2. Në fshatin Alarup, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec.

3. Në në rrugën e Elbasanit, njësia administrative Nr. 2, bashkia Tiranë.

4. Në fshatin Rilë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.

5. Në fshatin Malaj, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

1. Në fshatin Llaman, bashkia Himarë, vatra e zjarrit është ende aktive, janë duke operuar: 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Himarë, 40 efektivë FA nga DRM Gjirokastër me 4 automjete transporti dhe ⁠1 helikopter i FA.

Në mbështetje nga bashkia Himarë në terren janë edhe 30 forca nga Shërbimi Pyjor, nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Himarë, nga njësitë administrative Himarë, Horë – Vranisht dhe Lukovë.

Qarku Kukës.

2. Në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës, po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, situata drejt përmirësimit. Versus.al

Poll