
Durrës- Një 29 vjeçar me inicialet H.B është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka kryer 7 vjedhje gjatë muajit korrik.
I riu dyshohet se në data të ndryshme, ka vjedhur dhe ka tentuar të vjedhë në banesa, biznese dhe në autobus.
-më datë 03.07.2026, ka tentuar të vjedhë në 2 banesa në lagjen nr. 6, Durrës;
-më datë 14.07.2026, ka vjedhur materiale të ndryshme në lagjen nr. 17, Durrës,
-më datë 15.07.2026, në lagjen “Sektor Rinia”, ka thyer xhamin e automjetit të një shtetaseje dhe ka vjedhur aty bizhuteri floriri dhe sende të tjera personale;
-më datë 18.07.2026, ka vjedhur një shumë lekësh dhe disa produkte në një dyqan në fshatin Rrashbull;
-më datë 20.07.2026, në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur vegla dhe materiale të ndryshme pune në një automjet;
-më datë 21.07.2026, i ka vjedhur portofolin një shtetaseje të huaj në autobus;
-më datë 22.07.2026, ka vjedhur një biçikletë në lagjen nr. 1, Durrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

