Shkodër- Mbrëmjen e djeshme, një efektiv i policisë Rrugore u dhunua me grushte në lagjen “Xhabije”.
Bëhet fjalë për efektivin Nikolin Përndoj i cili ndodhej jashtë orarit të shërbimit në momentin kur u sulmua.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tij dhe dy personave të tjerë. Ndërsa ende nuk dihen motivet që çuan deri në përplasjen e dhunshme.
Policia po heton për të identifikuar dy personat që dhunuan efektivin dhe për të zbardhur rrethanat e plota të përplasjes. Versus.al

