AKTUALITET /

Ndezën zjarre për të djegur shkurret, arrestohet një person! E pëson dhe e moshuara 78 vjeçare

Për shkak të moshës, 78 vjeçarja u procedua penalisht.

Shkruar nga Versus

Ndezën zjarre për të djegur shkurret, arrestohet një person!

Fier- Policia identifikoi dy persona të cilët kishin ndezur zjarr për të djegur disa shkurre në fshatrat Varibop dhe Rroms. Në pranga ra 58 vjeçari Sh.Sh i cili u kap pranë vatrës së zjarrit që kishte ndezur në tokën e marrë me qira në Varibop.

Gjatë shoqërimit, 58 vjeçari kundërshtoi forcat e policisë. Ndërsa në fshatin Rroms u procedua penalisht 78 vjeçarja F.P e cila kishte ndezur zjarr pranë banesës së saj.

Zjarret e ndezura prej dy personave të mësipërme, u përhapën në sipërfaqe të konsiderueshme duke shkaktuar dëme në bimësi e pemë frutore si dhe duke rrezikuar banesat pranë. Versus.al

Poll