AKTUALITET /

‘’A do emërohej prokuror ‘Gomari i Babatasit’?’’, deklaratat e Veliajt në padinë për Ols Dadon

Shkruar nga Versus

‘’A do emërohej prokuror ‘Gomari i

Javën e kaluar në Gjykatën Administrative ishte i pranishëm kryebashkiaku i arrestuar, Erion Veliaj i cili mbajti fjalën e tij gjatë seasncës së çështjes ku kishte paditur prokurorin e SPAK, Olsi Dado me pretendimin se dekreti i presidentit Bamir Topi për emërimin e tij, nuk është i vlefshëm.

Së fundmi janë zbardhur detaje të reja nga diskutimet gjatë seancës ku përfaqësuesi i institucionit të presidentit tha se nuk ishte i qartë mbi cilat kritere Topi kishte dekretuar emërimin e Ols Dados. Ndërsa Veliaj i cili u përmbajt tek kjo përgjigjie dhe tek fakti se Dado ishte rekomanduar nga prokurorja e përgjithshme Ina Rama, pyeti ironikisht përfaqësuesin e presidentit.

Pjesë nga seanca:

Veliaj: Avokati pyeti për Erionin, por unë po pyes për Kryetarin e Bashkisë, meqë kam punuar me vite dhe e di që për të çuar një vendim në Këshillin Bashkiak duhet një relacion, duhen dokumente, duhen dëgjesa në komisione. Pra, ju po më thoni që në këtë emërim nuk ka asgjë tjetër përveç një letre ku Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, thotë që filani të bëhet prokuror. Këtë po thoni?

Përfaqësuesi i Presidentit: Ekziston vetëm ky propozim nëpërmjet shkresës përcjellëse, i cili më pas shoqërohet me dekretin përkatës. Pra, në arkivën tonë nuk disponojmë një relacion të arsyetuar lidhur me kandidatët e propozuar.

Veliaj: Pa relacion, pa vendim të Këshillit të Prokurorisë? Teorikisht, për të cituar një vepër të njohur, nëse Prokuroria e Përgjithshme do të kishte thënë të emëronim “Gomarin e Babatasit”, ju do të kishit ndryshuar dekret? Teorikisht po flas, pra a bëhet një verifikim? Pra, nëse do të vinte një propozim i tillë, institucioni nuk bën asnjë verifikim? Pra apriori e merr dhe e dekreton?

Përfaqësuesi i Presidentit: Kjo pyetje i referohet vitit 2026 apo vitit 2008? Sepse nëse flasim për veprimtarinë e institucionit sot…

Veliaj: 2008.

Gjyqtari: Pra, po e thjeshtojmë, po e bëjmë më konkrete…

Përfaqësuesi i Presidentit: I nderuar, duhet të kishte një relacion shoqërues, të cilin ne nuk e kemi. Versus.al

Poll