AKTUALITET /

Dekreti i emërimit të Dados si prokuror nga Bamir Topi, përfaqësuesja e presidencës: Vlerësimi bëhej nga KLP

Shkruar nga Versus

Dekreti i emërimit të Dados si prokuror nga Bamir Topi,

Përfaqësuesja ligjore e presidencës tha gjatë seancës në gjykatën Administrative se propozimi për emërimin e Ols Dados në vitin 2008, kishte ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme.

Duke nënvizuar se kjo kishte ndodhur në vitin 2008 kur president ishte Bamir Topi, përfaqësuesja e presidencës tha se vlerësimin për prokurorët e bën KLP dhe jo presidenti.

Përfaqësuesja e presidencës: Jemi në vitin 2008 janë ushtruar kompetenca ligjore nga Bamir Topi në atë kohë. Avokati përmend nenet por duhet të shkojmë në ligjin e plotë. Dhe pricesi në atë kohë u inicua nga Prokurori i Përgjithshëm. Pra ne kemi propozim të ardhur nga Prokurori i Përgjithshëm. Dhe shkresa. Sepse nuk sqarohet që ky është proces që vjen nga Prokurori i Përgjithshëm. Pra duhet të ishte ezauruar kjo më pas dekreti i Presidentit. Ne do e lëmë në vlerësim të gjykatës. Pra nuk arrijmë të shprehemi. Dhe kemi vetëm dy dokumente. Nuk mendojmë që akti është i pavlefshëm. Këtë qëndrim kemi ne ndërsa e lëmë në dorë të Gjykatës. Nuk është Presidenti me vlerësimin sepse procedurat i kryen KLP.

Veliaj: A duhej të kishte patur relacion shoqërues veç propozimit dhe dekratit?

Presidenca: Në gjykimin tim duhej të kishte patur një relacion shoqërues. Sot kërkohet, në 2008 kur ka ndodhur çështja konkrete nuk di konkretisht çfarë nevojitej. Versus.al

Poll