Live Updates /

Veliaj ‘bojkoton’ seancën në GJKKO për të shkuar tek ‘Administrativja’: Ols Dado s’duhet të jetë prokuror, kërkonte leje ndërtimi

*Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua sot seanca e katërt në themel në ngarkim të Erion Veliajt, gruas së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë në dosjen e kryebashkiakut. *Veliaj nuk mori pjesë sërish në seancë duke pretenduar se ende nuk ka lexuar dosjen. Ndërsa avokati i tij Plarent Ndreca kërkoi edhe 2 javë kohë për t’u njohur me aktet hetimore. *Kjo kërkesë u kundërshtua nga prokurori Ols Dado i cili u përplas edhe me Maks Haxhinë, avokatin e Ajola Xoxës për shkak se ky i fundit pretendoi se të pandehurve po u shkeleshin të drejtat. Seanca në themel u shty sërish për në datën 15 prill. *Ndërkohë në orën 13:00 në Gjykatën Administrative nisi seanca ku shqyrtohet padia e kryebashkiakut Erion Veliaj i cili kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së dekretit të ish-presidentit Bamir Topi për emërimin e Ols Dados si prokuror. Veliaj pretendoi se Ols Dado është hakmarrë ndaj tij për shkak se nuk i kishte dhënë leje ndërtimi.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua sot seanca e katërt në themel në ngarkim të Erion Veliajt, gruas së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë në dosjen e kryebashkiakut. *Veliaj nuk mori pjesë sërish në seancë duke pretenduar se ende nuk ka lexuar dosjen. Ndërsa avokati i tij Plarent Ndreca kërkoi edhe 2 javë kohë për t’u njohur me aktet hetimore. *Kjo kërkesë u kundërshtua nga prokurori Ols Dado i cili u përplas edhe me Maks Haxhinë, avokatin e Ajola Xoxës për shkak se ky i fundit pretendoi se të pandehurve po u shkeleshin të drejtat. Seanca në themel u shty sërish për në datën 15 prill. *Ndërkohë në orën 13:00 në Gjykatën Administrative nisi seanca ku shqyrtohet padia e kryebashkiakut Erion Veliaj i cili kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së dekretit të ish-presidentit Bamir Topi për emërimin e Ols Dados si prokuror. Veliaj pretendoi se Ols Dado është hakmarrë ndaj tij për shkak se nuk i kishte dhënë leje ndërtimi.

6 Postime
2 ORE ME PARE

Avokati i Veliajt: Emërimi i prokurorit Dado i pavlefshëm, nuk plotëson kriteret ligjore

Veliaj ‘bojkoton’ seancën në GJKKO për të shkuar
Plarent Ndreca

Avokati i kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj, ka ngritur dyshime serioze mbi vlefshmërinë e emërimit të prokurorit Ols Dado.

Pas përfundimit të seancës në Gjykatën Administrative, Plarent Ndreca deklaroi se emërimi i Dados është i pavlefshëm për shkak të mosplotësimit të kritereve ligjore.

Sipas Ndrecës, gjatë gjykimit u bë e qartë, edhe nga përgjigjet e përfaqësuesve të palës së paditur dhe qëndrimi i Presidencës, se kriteret e përcaktuara në ligj nuk janë përmbushur.

Ai theksoi se nëse procedura do të zhvillohej sot, Dado nuk do të mund të emërohej në detyrën e prokurorit.

“Jemi përballë një situate ku shtrohet pyetja nëse kemi një prokuror të ligjshëm apo një qytetar që ka marrë atributet e tij. Ky është një precedent i rrezikshëm, pasi çdo qytetar mund të pretendojë të ushtrojë funksione të tilla në shkelje të ligjit”, u shpreh Ndreca.

Avokati nënvizoi se kërkesa e tyre në gjykatë është konstatimi i pavlefshmërisë absolute të emërimit, duke e cilësuar çështjen jo thjesht si shkelje proceduriale, por si mosplotësim të kritereve bazë ligjore.

Ai shtoi gjithashtu se ligji nuk lejon ekuivalentimin e përvojave të caktuara profesionale, si puna e noterit, me kriteret e kërkuara për emërimin në sistemin e prokurorisë.

Ndërkohë, pala paditëse pret që përfaqësuesit e institucionit të kundërt të paraqesin prova që rrëzojnë këto pretendime, ndërsa çështja mbetet në shqyrtim nga gjykata.

Avokati Ndreca: 

Doli i qartë në këtë gjykim edhe nga pyetjet që i bëmë përfaqësuesit të palës së paditur: Nëse plotëson ose s’i plotëson kriteret dhe doli e qartë që s’janë të plotësuara. E gjithë padia ka një qëllim që të investojë gjykatën dhe sot kemi një prokuror që po ngre padi ndaj Erion Veliajt apo një qytetar i thjeshtë që ka marrë atribute të një prokurori.

Kjo hap një precedent, çdo qytetar mund të bëhet prokuror dhe të kthehet në prokuror në shkelje të afateve

Pyetja është a është apo s’është prokuror Dado. Kemi të bëjmë me një akt absolutisht të pavlefshëm dhe kemi kërkuar konstatim të pavlefshmërisë absolute. Doli e qartë nga mospërgjigjja e tij që kriteret e nenit 18 nuk plotësohen. Doli edhe nga përgjigja e përfaqësueses së presidencës.

Ne presim nga pala e paditur që të na provojë të kundërtën nëse ka ushtruar detyra në ato raste që ligji i konsideron si shkaqe përjashtimore. Kjo s’është shkelje, është mosplotësim kriteresh, paligjshmëri dhe pavlefshmëri. Secili prej nesh mund të bëhet prokuror dhe t’u heqë lirinë njerëzve.

Nuk e lejon ligji që të ekuivalohet puna si noter. Janë të përcaktuara në mënyrë shteruese dhe jo zgjeruese.Versus.al

3 ORE ME PARE

"Vinte shpesh në bashki për leje ndërtimi", Veliaj për Ols Dadon: Ky prokuror njëjtë si kuzhinieri që bëhet pilot

Veliaj ‘bojkoton’ seancën në GJKKO për të shkuar

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë fjalës së tij në seancën që zhvillohet në gjykatën Administrative lidhur me kërkesën për rrëzimin e dekretit që emëronte Ols Dadon prokuror, ka pretenduar se ky i fundit kishte shkuar shpesh në bashki për të kërkuar leje ndërtimi.

Veliaj pretendoi se ajo çfarë po ndodh ndaj tij është një intrigë dhe se është i vetmi person i arrestuar nga denoncimi i dikujt që nuk ekziston.

Pjesë nga seanca:

Erion Veliaj: Nuk jam këtu për mëshirë, apo për dramën e familjes time dhe cka më shkaktoi mua kjo. Dua të flas se cfarë ka shkaktuar për Bashkinë e Tiranës. Unë kam 14 muaj që lexoj letra dhe kur shikoj që njerëz që s'kanë mbaruar magjistraturën arrestojnë njerëz. Jam kallëzuar nga një njeri që nuk ekziston. Pra nuk jam denoncuar nga një person anonim, por nga Nesti Angoni që nuk ekziston.

Hazbi Balliu: Ju lutem fokusohuni tek procesi që jemi sot.

Veliaj: Vec në rastin tim ka një kalëzim fake. Fitova gjyqin për shpifje për një italian dhe doli se ka gënjyer për inceneratorët. Kam frikë se është një kurth ky proces i imi. Kë ka dëmtiar Erion Veliaj 101 cerdhet që ndërton apo pemët apo shkollët?

Hazbi Balliu: Kaloni tek pikat e procesit.

Veliaj: Nesti Angoni te kallëzon dhe regjistrohet cështja pas 7 muajsh dhe jo pas dy javësh sic është afati. Ka dicka qe nuk shkon. Është dora e një njeriu që ka marrë porosi. U shty dhe një vit tjetër regjistrimi i Emrit Erion Veliaj. Më është bërë një vetting 20 vjecar e imja. Edhe kur kam qenë të mjafti dhe me thotë në vitin 2004 me kë kam qënë me charter. Mund të kemë qënë dhe me Bin Ladenin. Por ku e di unë kush është aty ka qënë avion turistik.

Veliaj: Per kullat i kam thene i jep KKT dhe jo Bashkia. Dhe me kanë thënë sekretaret dhe drejtues në bashkinë e tiranës qe eshte sekser dhe jo prokuror. Pra bashko Nesti Angonin, shkatërrim total i jetës time personale. Në orar të punës dhe vizita pa fund në bashki për të kërkuar leje. Ky është Ols Dado. Pra Guzhinieri është bërë pilot. Sot nuk firmos më njeri ne bashkinë e Tiranës se thonë kur një njeri që punonte edhe të dielën është në burg pse te firmosim. Nuk është hapur asnjë kopsht. Kanë ngelur. Edhe plehrat janë rrugëve. Versus.al

4 ORE ME PARE

Kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror, Veliaj mbërrin në gjykatë me pranga në duar

Veliaj ‘bojkoton’ seancën në GJKKO për të shkuar
Momenti kur Veliaj hyn në Gjykatën Administrative

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbërritur në gjykatën Administrative të Tiranës ku do mbahet seanca në të cilën ai ka kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit të Ols Dados si prokuror në 2008-ën me dekret nga ish-presidenti Bamir Topi.

Kreu i bashkisë së Tiranës, i cili pretendon se Dado është emëruar prokuror në shkelje të ligjit, shihet teksa hyn në gjykatë me pranga dhe një libër që mban në duar. Versus.al

6 ORE ME PARE

E pandehur në dosjen e Veliajt, avokati i Bushkës: S'është më deputete, ta gjykojë gjykata e Tiranës

Veliaj ‘bojkoton’ seancën në GJKKO për të shkuar
Klotilda Bushka, ish-deputete e PS

Mes të pandehurve në dosjen e Veliajt për të cilët zhvillohet sot seanca e 4 në themel është edhe ish-deputetja Klotilda Bushka. Së fundmi avokati i saj, Henrik Ligori ka kërkuar që çështja ndaj Bushkës të kalojë në gjykatën e Tiranës me argumentin se ajo nuk është më deputete.

“Kemi kundërshtuar akuzën. Kemi kërkuar pushimin e akuzës për klienten time. Ka dy probleme. Kërkesa e dytë, kërkojmë ndarjen e çështjes dhe deklarim të mos kopetencës për këtë çështje. Dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës. Klotilda Bushka nuk është më deputete dhe gjykatës i mungon kompetenca”- është shprehur Ligori.

Gjithashtu edhe Dritan Jahja, avokati i të pandehurit Mirton Likaj me shoqërinë Lani Sh.p.k ka pretenduar se GJKKO nuk është kompetente për ta vijuar gjykimin dhe kërkoi që çështja e klientit të tij të kalojë në gjykatën e Tiranës. Versus.al

7 ORE ME PARE

"Pse ty do të pyes kur flas?", Dado përplaset me avokatin e Xoxës në GJKKO! Veliaj nga qelia: Do vij kur të lexoj dosjen

Veliaj ‘bojkoton’ seancën në GJKKO për të shkuar

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca e katërt në themel për kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliaj pasi 3 seancat e mëparshme janë shtyrë për shkak të mungesave të të pandehurve apo avokatëve.

Këtë herë, njëri prej të pandehurve, ish-polici i paraburgimit të Durrësit, Fatjon Baci është shoqëruar nga policia e burgjeve dhe është sjellë në GJKKO për procesin ndaj Veliajt dhe të pandehurve të tjerë. Baci ndodhet nën masën e arrestit me burg pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit.

Edhe në këtë seancë Veliaj nuk ka ardhur personalisht duke preferuar që të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca. Ndërsa SPAK përfaqësohet vetëm nga prokurori Olsi Dado. Veliaj në deklaratën e tij thotë se do të jetë i pranishëm në seancë vetëm pasi të ketë lexuar të gjitha aktet hetimore.

Ndërkohë në seancë ka patur përplasje mes avokatit të Ajola Xoxës, Maks Haxhia dhe prokurorit Ols Dado përsa i takon caktimit kryesisht të avokates Pranvera Doçi për të pandehurin Fatjon Baci. Në këtë moment ndërhyri Dado që i kujtoi Haxhisë se është aty në cilësinë e mbrojtjes së Xoxës dhe jo si kryetar i Dhomës së Avokatisë.

Pjesë nga seanca:

Maks Haxhia: Jam legjitimuar të ndjek ligjin. Avokatët që keni caktuar kryesisht janë njohur me dosjen hetimore apo jo? Pra përfaqësuesja ligjore Pranvera Doçi e caktuar kryesisht për Fatjon Barcin. Duam të bëjmë proces jo sa për të pasur një avokat. Ka një këshill disiplinor atje dhe e shohim…. Të lutem prokuror të mbaroj unë. Sepse po bëhet qesharak procesi.

Ols Dado i drejtohet Maks Haxhisë: Nuk je kryetar i dhomës zotëri je avokat i të pandehurit. Këtu përfaqësoni tagra të të tjera

Haxhia: Iu drejtova gjykatës.

Ols Dado: Mos e lejoni e nderuar gjykatë të flasë

Haxhia: Ju keni pushtetin, ne kemi fjalën do të flas, ti mos fol

Dado: Pse ti urdhëron të flasë apo të mos flas unë

Engjellushe Tahiri: Si ju ashtu edhe Maks Haxhia mbroni të pandehur në proces. Ju mund të keni tagra të tjera por këtu jeni vetëm mbrojtës ligjor.

Plarent Ndreca: Jeni ju të që vendosni. Të gjithë çka janë këtu janë për shkak të gjyqit të Erion Veliajt. Dhe cilësitë e një avokati nuk mund të ndalen nëse shikohet një problematikë.  Ju kam kërkuar orare se kur unë të vijë në gjykatë dhe të konsultohem me dosjen. Më 26/03 kam filluar studimin e dosjes dhe mu tha se do vijnë në mënyrë elektronike unë kam qënë fizikisht në gjykatë për të fituar kohë dhe për të lexuar 60 mijë faqe dhe 1 mijë e më shumë prova. Mungojnë fashikujt nga 142 deri tek 146. Dua të shqyrtoj se cfarë mungon nga kjo dosje. Rrezikon qe ky proces të bie ndesh me konventën europiane.

Romina Zano, avokate: Kemi kërkuar ndarje të çeshtjes dhe gjykim të shkurtuar për klientin tim Elman Abule. Arsyeja pse kërkojmë ndarjen lidhet me shkaqet procedurale. Ndodhemi në fazë shqyrtimi gjyqësor dhe vlerësojmë se mbajtja e procedimit të përbashkët do cënonte qartësinë e procesit për klientin tim. Vepra penale që akuzohet Elman Abule lidhet me gjykatë të juridiksioni tjetër dhe jo Gjykatës së Posacme. Pra ndryshe kompetenca lëndore duhet të shkojë në një gjykatë tjetër. Faktet për Elman Abulen janë të pavarura me të pandehurit e tjerë.

Ndërkohë sot në gjykatën Administrative të Tiranës do të shqyrtohet kërkesa e Erion Veliajt për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror në 2008-ën. Kryebashkiaku pritet të jetë i pranishëm në seancë. Versus.al

8 ORE ME PARE

Gjykata Administrative shqyrton sot kërkesën për pavlefshmërinë e Dados si prokuror! Veliaj i pranishëm në seancë

Veliaj ‘bojkoton’ seancën në GJKKO për të shkuar

Gjykata Administrative e Tiranës do të shqyrtojë sot padinë e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili ka kërkuar pavlefshmërinë e dekretit të emërimit të prokurorit Ols Dado të firmosur nga presidenti Bamir Topi në 2008-ën.

Edhe vetë Veliaj pritet të jetë i pranishëm në seancën që nis në orën 13:00. Në padinë e bërë, Veliaj pretendon se emërimi i Dados është bërë në kundërshtim me ligjin pasi nuk plotësonte kriteret ligjore, mes të cilave përfundimi i shkollës së Magjistraturës.

“Kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me një emërim individual. Ajo prek një parim themelor: ligjshmërinë e burimit të pushtetit publik. Nëse një funksion kaq i rëndësishëm si ai i prokurorit mund të ushtrohet jashtë kritereve ligjore, atëherë vihet në kërcënim të drejtpërdrejtë vetë shteti i së drejtës dhe garantimi i të drejtave themelore të qytetarëve.

Padia argumenton se të gjitha veprimet e ndërmarra nga një subjekt i emëruar në kundërshtim me ligjin janë të ekspozuara ndaj pavlefshmërisë, përfshirë edhe ato që kanë prodhuar pasoja të drejtpërdrejta mbi lirinë personale dhe funksionimin e institucioneve publike, në këtë rast edhe të Bashkisë së Tiranës.

Në këtë kuadër, gjykata është thirrur të shprehet mbi një çështje që tejkalon natyrën individuale dhe lidhet drejtpërdrejt me standardet kushtetuese të ushtrimit të pushtetit të akuzës në Republikën e Shqipërisë”- njoftoi dje mbrojtja e kryebashkiakut.

Përplasjet e ashpra mes Veliajt dhe Dados nisën pasi ky i fundit firmosi urdhrin e kërkesës për arrestimin e kryebashkiakut i cili mbahet në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit të vitit 2025. Ndaj tij ka 13 akuza për 5 vepra të ndryshme penale të kryera gjatë kohës që drejonte bashkinë. Versus.al

Poll