AKTUALITET /

A ke kërkuar takim me Metën? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

Kryemadhi ka mohuar se ka kërkuar takim me Ilir Metës. Por kur u pyet se Meta e bën përgjegjëse në deklaratat për policinë, Kryemadhi e merr në mbrotje ish-bashkëshortin e saj.

Shkruar nga Versus
A ke kërkuar takim me Metën? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi
Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pas daljes nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë një intervistë për mediat.

E pyetur nëse ajo ka kërkuar takim ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën,  Kryemadhi u shpreh se nuk është e vërtetë pasi marrëdhënia e saj bashkëshortore me Metën ka mbaruar.

Kryemadhi: Unë nuk i kam kërkuar takim Ilir Metës, jeta ime bashkëshortore ka mbaruar, nuk ka kthim më pas, dua t’ju sqaroj që në marrëdhënie me fëmijët, janë të rritur janë të zotë të vetes s’kanë pse të bëjnë ndarje, përfshihen si çdokush tjetër, janë procese që do t’i përballojmë. 

Por kur u pyet se Meta e bën përgjegjëse në deklaratat për policinë, Kryemadhi e merr në mbrotje ish-bashkëshortin e saj.

Kryemadhi: Nuk ka thënë ashtu, Meta në letrat që ia paraqita gjyqtares i bie automatikisht çështja e deklarimit të pasurisë. Aty ku thuhet që Meta ka bërë një operacion në Vjenë, prokuroria ka quajtur shkelje ligji diferencën që nuk është deklaruar, që ishte brenda ligjit. SPAK ka gënjyer për pagesat. Mirza Alibeaj ka paguar për veten e saj, jo për Metën. Këto janë dy faktet që akuzohet, gjithë të tjerat për deklarimin e pasurisë kanë të bëjnë me mua. Çështja e deklarimit të pasurisë është 0, ka rënë. Në letërporosi që ka ardhur nga Çekia tregon se Meta nuk ka fjetur me Kastriot Ismailajn në një hotel.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë seancës në Apelin e Gjykatës së Posaçme, ka mohuar akuzat ndaj tij duke argumentuar se sa i takon shpenzimeve të padeklaruara, nuk mund  të mbajë përgjegjësi për çdo pagesë të bërë nga ish-gruaja apo ish-vjehrra e tij.

Ai është shprehur se shumica e shpenzimeve dhe veprimeve bankare janë kryer nga ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

“Së pari, nuk mund të mbaj unë përgjegjësi për çdo shpenzim apo pakësim llogarish të familjarëve të mi apo edhe të ish-gruas dhe ish-vjehrrës time. Së dyti, siç e kam shpjeguar në SPAK me plotësimin e formularëve të pasurisë merrej ish-bashkëshortja ime, e cila i ndiqte edhe me avokat edhe me noter të gjitha veprimet, edhe për arsyen se shumica e pronave dhe rrjedhimisht llogarive bankare ishin të saj dhe i ndiqte ajo”- mësohet të jetë shprehur Meta gjatë mbrojtjes së tij në gjykatë./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: