
Fier- Sipërfaqe të tëra të tokave bujqësore në disa fshatra kanë përfunduar nën ujë si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Seman në disa segmente.
Reshjet gjatë natës kanë shkaktuar prurje të shumta në lumin Seman duke bërë që si pasojë e çarjes së argjinaturave të përmbyten edhe disa banesa në fshatin Havaleas.
Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, ndërsa sipas banorëve, prurjet e lumit vijojnë ende me intensitet të lartë. Versus.al

