Durrës- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në rrugën e Golemit ku një makinë ka përplasur për vdekje një grua rreth moshës 50 vjeç.
Tragjedia ka ndodhur në momentin që e ndjera po kalonte trafikndarësen dhe drejtuesi i mjetit po bënte parakalim.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Versus.al







