
Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Astirit, pranë bulevardit ‘Migjeni’.
Një qytetar është përplasur nga një makinë teksa kalonte rrugën në vijat e bardha.
Mësohet se gjendja e tij është kritike dhe aktualisht është transportuar në spitalin e Traumës ku ka përfunduar në gjendje kome.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e rastit dhe rivendosjen e normalitetit. Si pasojë e aksidentit në zonë është shkaktuar trafik i rënduar. Versus.al







