AKTUALITET /

Aksident i rëndë pranë Yrshekut/ U përplas me automjetin, humb jetën 21-vjeçari drejtues i motorrit

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motorrit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë pranë Yrshekut/ U përplas me automjetin,

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në zonën e Yrshekut, ku sipas informacioneve paraprake, një motor është përplasur me një automjet në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motorrit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

Mësohet se, shoferi i automjetit është shoqëruar dhe më pas arrestuar nga policia, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D. G, ndërsa shtetasi A. M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Poll