AKTUALITET /

VIDEO/ Italiani u vra brenda gurores për 500 euro borxh nga trafiku i drogës, zbulohet roli i Igli Kamberit

Ekzekutimi mafioz në jug të Italisë më 25 prill 2025 i berberit italian Francesco Diviesti çuan në goditjen e këtij grupi, ku i përfshirë në vrasje dyshohet edhe shqiptari Igli Kamberi, aktualisht në burg në Itali

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Italiani u vra brenda gurores për 500 euro borxh nga trafiku i

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i madh antidrogë që u zhvillua mëngjesin e sotëm në Itali, nga SPAK dhe Antimafia Italiane, si pasojë e së cilës u godit një grup kriminal shqiptar.

Sipas medias "La gazzeta del Mezzogiorno", ishte hetimi për ekzekutimin mafioz në jug të Italisë më 25 prill 2025 të berberit italian Francesco Diviesti në Canosa di Puglia, që çuan në goditjen e këtij grupi, ku i përfshirë në vrasje dyshohet edhe shqiptari Igli Kamberi, aktualisht në burg në Itali.

Atë mbrëmje, Diviesti u përfshi në një konflikt në një bar të Barlettës, qytet mes Barit dhe Foggias. Ai u dërgua brenda disa shpellave, pranë një zonë të izoluar, ku u qëllua 5 herë nga dy pistoleta. Më pas, të riut iu vu flaka brenda disa gomave, me qëllim që kufoma të digjej, sipas një metode të përdorur në vitet ’90, në këtë zonë.

Francesco Diviesti ishte pjesë e një rrjeti të vogël shpërndarësish droge në Barletta, i lidhur me një grup trafikantësh shqiptarë të drejtuar nga 40-vjeçari shqiptar Igli Kamberi. Sipas hetuesve italianë, konflikti mes tyre nisi për një borxh prej 500 eurosh për çështje drogë. Diviesti kishte shlyer një pjesë të shumës duke paguar një makinë me qira të përdorur nga Kamberi, por më pas kundërshtoi shumën e mbetur, duke pretenduar se kilometrat e makinës ishin më shumë nga sa deklarohej.

Sipas prokurorëve që dhanë detajet në konferencë, problemi nuk ishte vetë borxhi, por fakti që parukieri kishte vënë në diskutim fjalën e kreut të grupit. Për këtë arsye, ai dhe një mik i tij u përballën me njerëzit e Kamberit në një lokal.

Miku i tij u dhunua brutalisht, ndërsa më pas dyshohet se u dha urdhri për eliminimin e të dyve. Mbrëmjen e 25 prillit, Diviesti u rrëmbye, u transportua me makinë në një gurore të njohura si “Femmina Morta” dhe aty u ekzekutua. Versus.al

Poll