AKTUALITET /

Tentuan të vr*snin Syzon në Pogradec, arrestohet njëri prej vëllezërve! Pranga edhe vetë të plagosurit

Për Syzon, Apeli la në fuqi dënimin e vitit 2023 për 3 vite e 4 muaj burg nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Shkruar nga Versus
Tentuan të vr*snin Syzon në Pogradec, arrestohet njëri prej
Nikolla Agolli, Brian Syzo

Korçë- Policia e Pogradecit ka arrestuar Edison Agollin, 22-vjeçarin e shpallur në kërkim për bashkëpunim me vëllain e tij dhe 2 persona të tjerë, të cilët tentuan të vrisnin Brian Syzon disa javë më parë.

Në pranga ka rënë edhe vetë i plagosuri Syzo pasi ndaj tij Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë në vitin 2023 për dënim me 3 vite e 4 muaj burg për shitjen e lëndëve narkotike.

Edison Agolli akuzohet për veprën penale të “vrasjes me paramendim e kryer për interes, hakmarrje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Njëkohësisht, krahas ngjarjes së ndodhur në Pogradec, arrestimi i Agollit lidhet edhe me vendosjen e kamerës në afërsi të IEVP Drenovë për të parë lëvizjet e Syzos.

Më herët në pranga kanë rënë Nikolla Agolli dhe shoku i tij David Prifti. Ndërsa në kërkim është ende Meardi Berberi, i cili njihet si “i rrezikshmi i Pogradecit”. Versus.al

Poll