
Një operacion i madh u zhvillua nga SPAK në bashkëpunim me Antimafian e Barit, si rezultat i së cilës u godit një grup kriminal shqiptar që kishte biznes kryesor pastrimin e parave.
Në shënjestër të këtoij operacioni, ishte grupi i Igli Kamberit që operonte në Itali dhe disa vende të BE-së.
SPAK ka lëshuar 15 masa sigurie, prej të cilave 10 me burg, ku 6 janë ekzektuar në Itali dhe 4 në Shqipëri. Po sot është caktuar 1 masë arrest shtëpie dhe 3 masa të tjera detyrim paraqitje.
“Koka” e grupit, Igli Kamberi po vuan dënimin në Itali, pasi akuzohet për vrasjen e një 26 vjeçari në Barleta të Italisë në 2025.
Kanë qenë hetimet për këtë krim që çmontuan aktivitetin e këtij grupi kriminal nga tregtia e drogës tek pastrimi i parave.
Sipas informacioneve, mësohet se rreth 10 llogari bankare, 4 biznese e 8 automjete janë vënë në sekuestro pasi dyshohet se e kanë burimin nga trafiku i drogës dhe dërgoheshin nga Italia në Shqipëri.
Po cilat janë pasuritë e Igli Kamberit?
Në listën e pasurive të sekuestruara nga SPAK, mësohet se në pronësi të Igli Kamberit është subjekti ‘Igli Kamberi’ me veprimtari ‘Menzë-katering, restorante dhe shërbim ushqimor i lëvizshëm”, me seli në Kashar.
Në pronësi të gruas së Kamberit, Nevila Kamberi dhe të mamasë së saj Dituri Buzi, janë sekuestruar 2 llogari bankare ndërsa babait të saj, Fatoz Buzit, i është sekuestruar biznesi ‘Fermer Fatos Buzi’ me veprimtari ‘Bujqësi-Prodhim Fruta-perime’.
Një prej personave të arrestuar nga operacioni sot është dhe Ergys Kastrati e bashkëshortja e tij Desmira Ceco. Kësaj të fundit i janë sekuestruar 2 llogari bankare.
Pasuri të shumta i janë sekuestruar Bardhok Gjergji. Ende është e paqartë lidhja e tij me grupin. Gjergjit i është bllokuar veprimtaria e biznesit ‘AUTO REND & SELL-ALBANIA sh.p.k., për dhënie me qira automjetesh, shit-blerje, import e eksport. 5 automjete luksoze e 1 llogari bankare.
Po ashtu janë vënë në sekuestro dhe pasuritë (llogari bankare dhe automjete) e 3 personave të tjerë, Saimir Pirra, Sokol Fusha dhe Edi Brahaj, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga aktiviteti kriminal i grupit.
LISTA E PASURIVE
Desmira Ceco (bashkëshortja e Ergys Kastratit)
-Dy llogari bankare
Nevila Kamberi (bashkëshortja e Igli Kamberit) dhe Dituri Buzi (e ëma)
-Dy llogari bankare
Fatos Buzi (babai I Nevila Kamberit)
-Shoqëria “Fermer Fatos Buzi”
Igli Kamberi
-Shoqëria tregtare “Igli Kamberi”, person fizik
Bardhok Gjergji
-Shoqëria “Auto Rend&Sell – Albania”
-5 automjete dhe 1 llogari bankare
Saimir Pirra
-Dy llogari bankare e 1 automjet
Lefter Nelaj
-Shoqëria “Lefter Nelaj” person fizik
-Një llogari bankare
Edi Brahaj
-Dy automjete. Versus.al




