AKTUALITET /

Aksident i trefishtë në Tiranë, plagosen disa persona

Disa persona po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Shkruar nga Versus
Aksident i trefishtë në Tiranë, plagosen disa persona
Foto nga vendngjarja

Tiranë- Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth mesnatës së mbrëmshme në Unazën e Madhe të kryeqytetit.

Versus.al mëson se në aksident u përfshinë tre automjete të cilat pësuan dëme të konsiderueshme materiale. 

Gjithashtu burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit, ka patur persona të plagosur. 

Në vendngjarje mbërriti policia për sqarimin e rrethanave dhe një karrotrec që transportoi mjetet e aksidentuara për të liruar rrugën. Versus.al

Poll