AKTUALITET /

Aksident në Elbasan, mjeti përmbyset në rrugë, dy persona të plagosur

Shkruar nga Versus
Aksident në Elbasan, mjeti përmbyset në rrugë, dy persona
Foto nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në rrugën Elbasan-Librazhd pranë vendit të njohur si “Kthesa e Murrashit”.

Shoferi i automjetit të përfshirë në aksident dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të madhe. Gjatë tentativës për të shmangur gurët në rrugë, shoferi ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me mbrojtëset metalike e më pas është përmbysur në rrugë.

Për pasojë shoferi dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal. Versus.al

Poll