AKTUALITET /

VIDEO/ Operacion në Shkodër, zbulohet "shtëpi bari" me qindra bimë narkotike, arrestohet një person (EMRI)

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Operacion në Shkodër, zbulohet "shtëpi bari" me

Shkodër- Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia pas zbulimit të një ambienti të përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike në Malësinë e Madhe.

Në pranga ka rënë Kol Narkaj, 35 vjeç ndërsa u shpall në kërkim A.G, 36 vjeç. Po ashtu janë ndaluar edhe 4 persona të tjerë dhe është proceduar penalisht një punonjës i OSHEE për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit policia sekuestroi 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll