
Një 30 vjeçar i identifikuar si Emiljan Nikolli është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për disa vjedhje të kryera nën kërcënimin e pistoletës lodër. I riu dyshohet se ka vjedhur 11 banese e markete.
Ndërsa gjithashtu akuzohet se në Tiranë ka djegur një automjet dhe ka kërcënuar me fjalë ish-vjehrrën e tij.
Në momentin e ndalimit, 30-vjeçari ka qenë në shoqërinë e shtetasit G. D., 42 vjeç, ku gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armë gjahu, fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe aparat celular.
42-vjeçari u procedua penalisht për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”. Policia ka shpallur në kërkim A.L, i cili dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i Nikollit në këto ngjarje kriminale. Versus.al

