AKTUALITET /

Aksident në Fier, përplasen 2 makina, plagosen 4 persona

Shkruar nga Versus
Aksident në Fier, përplasen 2 makina, plagosen 4 persona
Foto nga vendngjarja

Fier- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin që lidh qytetin me Roskovecin në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”. Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar plagosjen e 4 personave, 2 shoferët dhe 2 pasagjerët.

Të gjitha janë transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit që fatmirësisht nuk pati viktima.

Gjendja e të plagosurve paraqitet e qëndrueshme. Versus.al

Tags:

aksident fier

Poll