Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të Kishës “Shna Ndou” në Laç, ku një 45 vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka aksidentuar dy këmbësore si dhe një shitëse ambulante.
Sipas raportimeve, njëra prej të plagosurave pësoi lëndime më serioze dhe u nis me ambulancë në spital.
Për ngjarjen është formuar një grup hetimor, i cili po vijon veprimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Aktualisht, autoritetet janë duke punuar për të zbardhur detajet e ngjarjes dhe për të dokumentuar të gjitha faktet që kanë lidhje me këtë aksident.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 16:25, në rrugën pranë Kishës “Shna Ndou”, Kurbin, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasen A.Z., 45 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët shtetasen D.D., 21 vjeçe, shtetasin E.R., 39 vjeç, si dhe shitësen ambulante shtetasen A.Gj., 18 vjeçe. /Versus.al/








