AKTUALITET /

Aksident në Kukës, makina gjendet e ndarë në gjysmë! Autori arratiset nga vendngjarja

Shkruar nga Versus
Aksident në Kukës, makina gjendet e ndarë në gjysmë!
Foto nga vendngjarja

Kukës- Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në afërsi të vendit të quajtur “ish-Turizmi i ri”.

Mësohet se kalimtarë të rastësishëm kanë parë një automjet të dëmtuar rëndë i cili dyshohet se është përplasur me forcë nga një makinë tjetër.

Makina tip “Benz” e cila është gjetur e ndarë në gjysmë, mësohet se ka qenë e parkuar në momentin e përplasjes. Goditja ka qenë aq e fortë sa ka bërë që automjeti të zhvendosej rreth 50 metra nga vendi fillestar duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi.

Mjeti tjetër që ka shkaktuar përplasjen është larguar nga vendngjarja dhe deri tani nuk ka asnjë informacion rreth makinës. Policia po punon për gjetjen e drejtuesit të makinës që u përfshi në aksident. Versus.al

Poll