Tiranë- Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mesditën e sotme pranë drejtorisë së policisë në kryeqytet.
Si pasojë e aksidentit të shumëfishtë, u krijua trafik i rënduar në kryeqytet. Fatmirësisht nuk pati persona të plagosur.
Ndërkohë policia po punon për menaxhimin e trafikut të automjeteve në kryeqytet. Versus.al







