AKTUALITET /

Aksident tragjik në Fier, humb jetën 62-vjeçari duke punuar tokën

Traktori i tij dyshohet të jetë përmbysur, ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave

Shkruar nga Versus

Aksident tragjik në Fier, humb jetën 62-vjeçari duke punuar

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Libofshë, Fier. 62-vjeçari Xhoxhi Prifti ka humbur jetën ndërsa po punonte tokën e tij me traktor.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se mjeti bujqësor është përmbysur gjatë punës, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij.

Policia është njoftuar menjëherë dhe ka mbërritur në vendngjarje, ku po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Poll