Itali- Një aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e 6 prillit, i ka marrë jetën 62 vjeçares shqiptare, Merita Qemali. E ndjera po kthehej me familjen e saj nga pushimet e Pashkëve, ndërsa ishin drejtuar drejt Chiaravalles, shkruajnë mediat italiane.
Fatkeqësisht automjeti “Ford Focus” ku 62 vjeçarja ishte pasagjere, u përplas me një kamion në tunelin Montedomin i cili po ngadalësonte për shkak të një gome të shpuar.
Shoferja e kamionit ishtre rumune, ndërsa automjeti ku ndodhej shqiptarja drejtohej nga shtetasi italian 49 vjeçar dhe pasagjerë ishin edhe motra dhe nipi i viktimës. Këta të fundit po marrin ndihmë mjekësore në spital, por gjendja e tyre raportohet të jetë e rëndë. Versus.al

