
Qeni pitbull i cili ditën e djeshme sulmoi vogëlushen 4 vjeçare në Vlorë, është gjetur i ngordhur në plehrat e landfillit.
Nuk dihet ende se kush mund ta ketë vrarë qenin, pasi kafsha u mor në dorëzim nga shërbimi i mbrojtjes së kafshëve pranë bashkisë së Vlorës.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm, policia njoftoi se kishte proceduar penalisht 87 vjeçarin H.B i cili ishte pronari i qenit që sulmoi vogëlushen.
Kjo e fundit, mori mjekim në spitalin rajonal për shkak të plagëve të marra në kokë, madje iu nënshtruar edhe operacionit. Versus.al


