AKTUALITET /

"SIDA po përhapet me hapa 'galopantë' në burgje", avokati Vishaj: Të burgosurit po vdesin në duart e gardianëve

Sipas avokatit, duhet që të burgosurit që vuajnë nga sëmundje të rënda, të lirohen nga qelitë.

Shkruar nga Versus
"SIDA po përhapet me hapa 'galopantë' në
Saimir Vishaj, avokat

Avokati i njohur, Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi në Top Neës ku u shpreh se sëmundja ngjitëse e SIDA-s po përhapet me shpejtësi si pasojë e kushteve të mjerueshme higjenike.

Vishaj tha se është e domosdoshme që të lirohen personat të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda të pashërueshme. Duke marrë në shqyrtim edhe raportin e publikuar së fundmi ku brenda periudhës 2020-2025, kishin ndërruar jetë në burgje 134 persona, avokati tha se ka raste kur të burgosurit e sëmurë vdesin në duart e gardianëve.

“Personat në gjendje të rëndë shëndetësore duhet të lirohen. Janë liruar njerëzit e shëndetshëm, ata me sëmundje të pashërueshme vdesin në duart e gardianëve. Të përgatitet një raport për kthimin e dispozitës për lirimin e personave që vuajnë nga sëmundjet e rënda.

E kam vënë re gjendjen e tyre, që nuk kanë pasur shpëtim, dhe i jam drejtuar Gjykatës për shuarje dënimi, por Gjykata nuk i ka besuar ekspertëve që kanë thënë ka dhe dhjetë ditë jetë. Mendoj se ajo shkolla e magjistraturës nuk duhet të jetë veç në libra, por t’i çojnë një ditë të shikojnë gjendjen e të burgosurve apo të paraburgosurve dhe pastaj të vendosin, se për të lexuar libra jemi të gjithë por puna është se çfarë ndodh në terren. Jemi vendi që të burgosurve vdesin në duart e gardianëve.

Është gjendje alarmante dhe duhet reagim. Edhe kushtet higjieno-sanitare janë të rënda. Burgjeve duhet t’u kthehet normaliteti. Kemi që në dhjetor që i gënjejmë të burgosurit për një amnisti. SIDA po pushton burgjet, numri i të prekurve me SIDA po rritet me hapa galoponte”, tha ai. Versus.al

Poll