
Një aksident me pasojë humbjen e jetës është regjistruar në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, duke tronditur banorët e zonës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasja Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që po drejtonte.
Si pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë, e cila drejtohej nga shtetasi R. B., 69 vjeç. I moshuari është transportuar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit po hetohet sipas procedurave ligjore.

