AKTUALITET /

Aksident tragjik në Tepelenë, i riu nuk u mbijeton dot plagëve të marra

Shkruar nga Versus
Aksident tragjik në Tepelenë, i riu nuk u mbijeton dot plagëve
I riu që ndërroi jetë, Ergest Qenani

Gjirokastër- Një aksident fatal ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tepelenë ku një 25 vjeçar ka humbur jetën.

I riu Ergest Qenani po udhëtonte me motor në momentin kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën. Plagët e marra në kokë, rezultuan fatale për të riun i cili nuk arriti të mbijetonte.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po merret me veprimet e mëtejshme të rastit. Versus.al

Poll