AKTUALITET /

Aksident zinxhir në aksin ‘Tiranë-Durrës’, mjeti përfundon poshtë furgonit

Shkruar nga Versus

Aksident zinxhir në aksin ‘Tiranë-Durrës’, mjeti

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Tiranë-Durrës ku disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën në të dyja kahet e lëvizjes.

Aksidenti ka ndodhur pranë mbikalimit të Shënavlashit dhe ka shkaktuar paralizim të qarkullimit rrugor për më shumë se 1 orë.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por raportohen dëme të shumta materiale për shkak të numrit të madh të automjeteve të përfshira në aksident.

Rruga që lidh dy qytetet kryesore të vendit, ka fluks të shtuar automjetesh, por ndodhet në një gjendje tejet të armortizuar dhe aktualisht në një pjesë të saj po zhvillohen punime për zgjerimin e korsive të qarkullimit. Versus.al

Tags:

aksident

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: