AKTUALITET /

Zbardhet dinamika e plagosjes në Korçë! 27-vjeçari u qëllua “për një fjalë goje”! Autori dhe i riu ishin në një tavolinë

Autori ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar nga Versus

 

Zbardhet dinamika e plagosjes në Korçë! 27-vjeçari u

Tashmë është zbardhur dinamika e plagosjes në Korçë, teksa gjithçka ndodhi pas një sherri të momentit.

Mësohet se autori dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u “ngacmuar” me fjalë me njëri tjetrin.

Autori ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri ndodhet ende në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve, ku mësohet se ka plagë në trup, poshtë shpatullës.

Si ndodhi ngjarja: 

Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin Dvoran të Korçës pasditen e sotme. I plagosur ka mbetur një person, i identifikuar si Ari Kodra 27 vjeç.

I plagosuri ndodhet në gjendje stabël në sallën e reanimacionit. Autori është gjetur në banesë, po ashtu i plagosur, teksa policia me stafin mjekësor e kanë transportuar menjëherë në spital.

Aleks Qiqi 41 vjeç, i cili është kapur në banesë, po ashtu i plagosur, mësohet se pak kohë më parë kishte dalë nga burgu. Ai rezulton i dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale, në vendin tonë dhe në Greqi.

Policia ka gjetur edhe mjetin prerës thikë me të cilën autori ka kryer plagosjen.

Poll