
Tiranë- Mbrëmjen e djeshme një aksident i trefishtë ndodhi në Unazën e Madhe të kryeqytetit ku u përplasën 2 automjete dhe një motor.
Për pasojë, humbi jetën 38 vjeçari Olton Xhambeu i cili drejtonte motorin. Sot policia ka njoftuar se të dy drejtuesit e automjeteve, Gj.L 51 vjeçe dhe A.Sh, 24 vjeç janë arrestuar për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullumit.
"Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme mbi aksidentin e ndodhur në Unazë të Madhe, ku si pasojë humbi jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., informojnë se në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetasve Gj. L., 51 vjeçe, dhe A. Sh., 24 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", njoftoi policia e Tiranës. Versus.al

