AKTUALITET /

Aksidenti tragjik në Tepelenë / Mes 3 viktimave dhe instrumentisti i ri Klejdi Myftari, vetëm 24 vjeç

Një natë që u kthye në zi në aksin Gjirokastër–Tepelenë: tre të rinj humbën jetën, një vajzë 19-vjeçare lufton për jetën

Shkruar nga Versus

Aksidenti tragjik në Tepelenë / Mes 3 viktimave dhe instrumentisti i

Mes viktimave të aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjirokastër është edhe Klejdi Myftari, 24 vjeç, një i ri i njohur si instrumentist muzikor, i cili u nda tragjikisht nga jeta duke lënë pas dhimbje dhe trishtim.

Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër–Tepelenë”, në zonën e njohur si “Bypass”, duke sjellë një bilanc tragjik prej tre viktimash dhe një të plagosure rëndë.

Klejdi Myftari udhëtonte me një automjet tip Volkswagen, së bashku me Anxhelo Ruçin, 27 vjeç. Përplasja rezultoi fatale për të dy të rinjtë, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve të marra.

Në aksident u përfshi edhe një automjet tip Mercedes Benz, ku udhëtonin Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, si dhe Arsida Demiri, 19 vjeçe. E reja u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Poll