AKTUALITET /

Aksioni tatimor, kryeministri Rama: Angazhim maksimal për sekuestrimin e këtyre mallrave pa faturë!

Në një postim të fundit, Rama thekson se mosfaturimi i këtyre mallrave është një shkelje e rëndë që po trajtohet me angazhim maksimal nga autoritetet.

Shkruar nga Versus
Aksioni tatimor, kryeministri Rama: Angazhim maksimal për sekuestrimin e
Foto nga FB e kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj fenomenit të mosfaturimit të produkteve ushqimore si qumështi, mishi dhe bulmeti i freskët, duke paralajmëruar se kjo praktikë nuk kërcënon vetëm rendin ligjor, por edhe shëndetin e konsumatorëve.

Në një postim të fundit, Rama thekson se mosfaturimi i këtyre mallrave është një shkelje e rëndë që po trajtohet me angazhim maksimal nga autoritetet.

Kontrolli dhe sekuestrimi i produkteve pa faturë po vijon intensivisht, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Kjo nismë sipas kryeministrit  synon të luftojë informalitetin në treg dhe të sigurojë që konsumatorët të marrin produkte të sigurta dhe të certifikuara, duke i dhënë fund një praktike që po rrezikon jo vetëm ekonominë, por edhe shëndetin publik.

 

Poll