AKTUALITET /

AKU zbarkon në Fier, bllokon mijëra kg produkte qumështi! Gjalpi dhe mocarela të pasigurta për konsum

Shkruar nga Versus

AKU zbarkon në Fier, bllokon mijëra kg produkte qumështi! Gjalpi

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë zhvilluar sot kontrolle në një baxho në Fier. Gjatë kontrollit është zbuluar se ky subjekt ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore.

Gjithashtu i shiste ato pa etiketë dhe nuk zbatonte sistemin e vetëkontrollit.  Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht:

• ​1400 (një mijë e katërqind) kg krem gjalpi;

• ​2415 (dy mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) kg mocarela ;

• ​90 (nëntëdhjetë) kg gjalpë i freskët lope;

• ​100 (njëqind) kg gjizë;

• ​18 (tetëmbëdhjetë) kg mocarela (kova). Versus.al

Poll