Policia ka dalë me një reagim pas publikimit të pamjeve filmike, ku një qytetar pretendon se ka marrë para nga kandidati për deputet i PS-së, Arjan Jaupllari, në këmbim të votave.
Sipas policisë, pas hetimeve dhe kontrollit të deklaratave të personave që shfaqen në pamjet dhe të kandidatit Jaupllari, nuk është konstatuar ndonjë veprim të kundraligjshëm që lidhet me shitblerjen e votave.
Ndërkohë, policia ka proceduar 34-vjeçarin që ka regjistruar pamjet, pasi ai ka refuzuar të dorëzojë pajisjen e përdorur për regjistrimin, duke penguar hetimet e mëtejshme të strukturave ligjzbatuese.
Shtetasi në fjalë ka precedentë të mëparshëm kriminalë dhe është i dënuar për vepra penale që lidhen me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve dhe krimet kundër personit.
Pamjet u bënë publike nga deputeti demokrat Edmond Spaho, i cili në një postim në Facebook shkruante se “filloi shpërndarja e parave nga PS për të marrë vota.”/Versus.al
View this post on Instagram








